Çmimet Vjetore Iskra: ÇMIM SPECIALE PËR PEPDJONOVIÇIN, ÇMIM PËR FAMILJEN HAJDARI
08 Janar 2025
by admin
(0) Comments
Çmimet Vjetore Iskra: ÇMIM SPECIALE PËR PEPDJONOVIÇIN, ÇMIM PËR FAMILJEN HAJDARI
Fond për Aktivizmin e Qytetarëve (FAKT) shpalli emrat e fituesve të çmimeve vjetore dhe njohjeve për filantropi "Iskra". Juria për dhënien e çmimeve dhe njohjeve vendosi që për vitin 2024 të ndajë katër çmime dhe tetë njohje speciale.
Siç thuhet në shpjegim, Pepdjonoiviç është krijuesi dhe organizatori kryesor i Mundijalit të Miqësisë në Ulqin. Një biznesmen i njohur ulqinak, ish basketbollist dhe punonjës sportiv, me ndihmën e plotë të të gjithë qytetarëve të Ulqinit, këtë vit organizoi për herë të tretë Mundialin e Miqësisë, i cili mblodhi shumë legjenda sportive nga të gjitha anët e ish Jugosllavisë.
Në këtë manifestim unik rajonal, u mblodhën dhe u takuan fituesit e më shumë se njëqind medaljeve në garat botërore, olimpike dhe evropiane. Një mesazh i fuqishëm miqësie dhe bashkëpunimi u dërgua nga Mundiali i Miqësisë, i cili e paraqiti Ulqinin dhe Malin e Zi në dritën më të bukur, ndërsa rreth 100 gazetarë raportuan nga atje.
Familja Hajdari, e origjinës nga Ulqini, është fituese e çmimit për kontributin e diasporës. Që prej shumë vitesh, kjo familje kontribuon në zhvillimin e zonave rurale të Komunës së Ulqinit. Një nga projektet më të mëdha është parku publik që ndodhet pranë Vladimirit, ndërtimi i të cilit përfundoi në vitin 2019, dhe për të cilin familja Hajdari dhuroi rreth 300,000 dollarë.
Në një hapësirë prej mbi 6,500 m², përveç sipërfaqeve verde, ka gjithashtu staza për jogging dhe biçikletë, si dhe fusha sportive për tenis, basketboll dhe futboll. Ata vazhdimisht ndihmojnë familjet në nevojë, personat e moshuar, studentët, si dhe organizojnë aktivitete të ndryshme për fëmijët dhe të rinjtë.
Përmes fondit humanitar "Trojet tona", kjo familje ka qenë që nga viti 2020 një nga donatorët kryesorë të klubit të volejbollit për vajza, klubit të karatesë në zonën e Anamalit, si dhe mbështetje e rregullt për qendrën edukative për fëmijë "Bright Minds". Vetëm në vitin që lamë pas, familja Hajdari ka dhuruar 50,000 euro. Megjithëse prej kohësh jetojnë dhe punojnë në Amerikë, ata kurrë nuk e kanë harruar vendlindjen dhe atdheun e tyre.
Leave a Comment